E vërteta e protestës, gazetari Poli Hoxha: Panikun e ka paria e vendit, Rama e Berisha janë shkaku i kësaj revolte

Gazetari dhe analisti Poli Hoxha i ftuar në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News” për të folur mbi atë që po prodhon protesta e qyteravë kundër projektit për Zvërnecin dhe ngjarjen e rëndë që u shënua të dielën, zbuloi një tablo tronditëse të një sistemi të kapur prej dekadash.
Përtej retorikës së përditshme, Hoxha tha se përplasja mes figurave kryesore politike në vend nuk është gjë tjetër veçse një teatër dhe një hipokrizi 35-vjeçare. Kjo situatë nuk ka të bëjë me drejtësinë, e cila është e vetmja që burgos apo liron individë, por me mbajtjen gjallë të një sistemi klientelist që mbron interesat thellësisht personale të elitës.
Sipas Hoxhës, në qendër të zhvillimeve të fundit është paniku që ka mbërthyer atë që quhet "paria" e vendit, e ndarë në tre shtylla: politike, mediatike dhe ekonomike.
Elita ekonomike, ndryshe nga sa mendohet, shpesh kthehet në viktimën më të madhe të këtij sistemi. Biznesmenët, qofshin vendas apo të huaj, përballen me pamundësinë për të ndërtuar projekte të pastra.
Skema e ngritur shtetërore i detyron ata të përfshihen në afera të errëta për të mbijetuar, duke i bërë më pas pre të gjykimit publik apo hetimeve nga organet e drejtësisë si SPAK.
Ndërkohë, figura të njohura politike shfaqen gjithmonë të rrethuar nga një shpurë biznesmenësh të heshtur, ndërsa barra e përplasjeve publike u mbetet vetëm politikanëve.
Nga ana tjetër, protesta e fundit masive në Tiranë ka nxjerrë në pah fytyrën e vërtetë të këtij pushteti. Reagimi i nivelit të lartë qeveritar ka pësuar një kthesë të papritur. Brenda pak ditësh, nga kërkesa për dialog me qytetarët, u kalua te ngritja e teorive për influenca ruse dhe luftëra hibride. Kjo tentativë për të njollosur protestën qytetare po mbështetet masivisht nga një pjesë dërrmuese e medias, e cila po përdor teori ekstreme për të devijuar të vërtetën.
Në realitet, autorët dhe "baballarët" e vërtetë të kësaj proteste, si dhe financuesit e saj ndër vite përmes sistemit të kapur, janë pikërisht liderët kryesorë politikë të tranzicionit.
Këto figura kanë nënvlerësuar qytetarët vazhdimisht, duke i trajtuar ata si të paaftë për të kuptuar realitetin, me besimin e gabuar se mund t'i mashtrojnë pafundësisht.
Poli Hoxha: “Unë ndjehem plotësisht i vërtetuar domethënë, sepse atë kauzë që kam mbrojtur në çdo studio dhe sidomos dhe në studion tënde, sot e bëri realitet një turmë e madhe në Tiranë. Që thotë Rama, Berisha. Rama-Berisha nuk nënkupton thjesht i futi në burg se në burg i fut drejtësia ose i nxjerr drejtësia.
Por nënkupton sistemin, kapjen, hipokrizinë, teatrin, shumë të gjatë gati 35 vjeçar që dy partitë më të mëdha dhe sidomos dy liderët për interesa klienteliste për veten e tyre e të tjerë e të tjerë, kanë ndërtuar dhe njëkohësisht të mbështetur nga, po të vësh re, panikun e ka paria e vendit.
Paria politike, paria mediatike janë gati në një zë, dhe madje dhe paria ekonomike që për mua është viktimë. Që dhe mund ta sqaroj. Pse është viktimë? Është viktimë sepse është e kapur nga këta. Nuk ka biznesmen që të dojë të bëjë një projekt me pisllëk brenda, me mish të egër brenda. As të huaj, as shqiptar.
Por këta kanë ndërtuar një skemë të tillë që në qoftë se do të futesh në një projekt, në një biznes e të tjerë e të tjerë, ti do futesh sipas mënyrës së tij. Dhe pastaj ata i vuajnë pastaj ose në opinionin publik, që i ndëshkon me të drejtë, ose në SPAK siç kanë filluar. Sepse të themi ne, Ilir Meta, Sali Berisha, Belinda Balluku, Erion Veliaj dhe bëjmë sikur harrojmë nëpër studio që të gjithë janë të shoqëruar nga një shpurë biznesmenësh, nga 10 biznesmenë nga mbrapa.
Nuk zihen nëpër studio biznesmenët, zihen në studio vetëm këta. Tani, çështja e protestës. Protestat për mua, ishin të rënda sot kthesat e kryeministrit pasi dje më kujtoi ato kohët e studentëve që kërkonte dialog dhe sot nxori faktorët rusë.
Nënkuptoi që vendet që s'duan zgjerimin e Bashkimit Europian e të tjerë e të tjerë. Edhe pastaj të gjithë të tjerat i kemi parë, 99% e medias në mënyrë të turpshme edhe një luftë, foli për luftë hibride, në fakt luftën hibride po e bën ai për të bërë pis, madje dhe me teori të çmendura për të bërë pis protestën. Në qoftë se ka dikush që është babai i kësaj, ose baballarët e kësaj proteste, madje dhe me financim shumëvjeçar nëpër studiot televizive dhe me mënyrën e tyre, janë dy njerëz.
Është Edi Rama dhe Sali Berisha. Domethënë, autorët e asaj proteste janë pikërisht ata dy persona të cilët e kanë ngarkuar dhe kanë kujtuar sikur ky popull është aq idiot funksional saqë sa më shumë gënjejnë ata”
Po ndodh...
ide
Një Shqipëri PA RAMËN, PA BERISHËN!
Përse protesta buçet: Rama në burg, Berisha në burg!
Ti vetëm ik!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128