
Humbet zgjedhjet klienti i LaCivita-s në Australi, fiton kryeministri me origjinë shqiptare

Ka pësuar një disfatë spektakolare partia e djathtë e Australisë, e cila është këshilluar nga strategjisti elektoral i Sali Berishës, Chris LaCivita. Siç bëjnë të ditur mediat botërore, kryeministri laborist Anthony Albanese, një ish-sindikalist me origjinë të largët arbëreshe nga babai, ka arritur të fitojë mandatin e dytë, në mënyrë suprizë.
Duket se me kalimin e muajve magjia e Trump po vjen duke rënë e duke u kthyer në boomerang. Meqë bëhet fjalë për Australinë. Taulant Balla, drejtuesi politik i PS-së për diasporën, ka shkruar në rrjetin e tij social se Kryeministri laburist i Australisë Anthony Albanese (me baba arbëresh i Italisë) sapo ka fituar zgjedhjet parlamentare, duke u rikonfirmuar Kryeministër.
"Kryetari i opozitës Peter Dutton, edhe ky klient i Latifit si bufi jo vetëm që humbi zgjedhjet por humbi dhe vendin e tij si deputet në Parlament. Eh mor gjithë ato miliona dollarë për strategun Latif”. Në fakt e njëjta gjë ndodhi edhe në Kanada, ku fituan progresistët e partisë liberale, duke pasur si qendër të fushatës së tyre një përplasje me administratën e Trump",-shkruan Balla.
Ditë më parë, media "The Guardian" zbuloi faktin që në mënyrë të fshehtë LaCivita punonte si konsulent elektoral i Partisë Liberale, me kryetar Peter Dutton

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide

Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim

Ne dhe Sali Kulla
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128