I vëllai dhunoi shoferin e kamionit, Bledjon Nallbati: Ai s’është kapo, por kapedan, nuk trembemi...

6 Maj 2025, 15:04 / POLITIKË ALFA PRESS

I vëllai dhunoi shoferin e kamionit, Bledjon Nallbati: Ai

Deputeti i Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati, ka reaguar ashpër pas vendimit të gjykatës për të vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj vëllait të tij, Alti Nallbati, pas një konflikti me një shofer kamioni në Bilisht.

Nallbati akuzon prokuroren e çështjes, duke thënë se kjo është një çështje e inskenuar me urdhër politik.

Nallbati e mbylli reagimin me tone të forta kundër kryeministrit Edi Rama, duke thënë se nuk trembet nga inskenime të tilla dhe duke mbrojtur vëllain e tij si “kapedan” që ndihmon qytetarët.

Pas 11 majit ti do shërbesh si gallof për të trembur zogjtë në ara, por as atë nuk do e bësh se do jesh në burg se do marrësh përgjigjen nga shqiptarët. Unë dhe vëllai im nuk trembemi.

Erdhe në Devoll dhe the që vëllai im është kapo, ai nuk është as gjysmë metri i gjatë dhe as kapo. Ai është kapedan, sepse pret e përcjell këdo dhe i ndihmon me çfarë mundet”, u shpreh ai.

 

Po ndodh...

ide