Kallëzimi në SPAK për vjedhjen e të dhënave të TIMS/ Dervishi: Është bërë për të pastruar Xibrakën, shteti nuk reagoi për 20 orë, ishte vënë në dijeni

10 Prill 2025, 15:40 / POLITIKË ALFA PRESS

Kallëzimi në SPAK për vjedhjen e të dhënave të

Kallëzimi në SPAK për vjedhjen e të dhënave të

Gazetari Ferdinand Dervishi ka depozituar në SPAK një kallëzim penal për përgjegjësit e ndërhyrjes në sistemin TIMS, në datat 2 dhe 3 gusht 2023.

I ftuar në studion e MCN Live, Dervishi, njëherazi kandidat për deputet i “Shqipëria bëhet” tha se për 20 orë shteti shqiptar është gjunjëzuar, pasi edhe pse ishte vënë në dijeni që kishte ndërhyrje në TIMS, nuk reagoi.

Sipas Dervishit, kjo është bërë për ta pastruar Xibrakën.

"Duke parë që me këtë çështje po merret vetëm Prokuroria e Tiranës më lindën dyshime. Pse nuk është në SPAK siç i takon personave që akuzohen. E kisha nuhatur dhe i kisha çuar SPAK-ut një kërkesë 'keni kallëzim apo jo?' , ata më kthyen përgjigje dhe më thanë nuk ka. As Kuvendi nuk e ka bërë, as Salinaji. Ajo që është e dukshëm është që nuk ka në SPAK një kallëzim. Bëra një shënim në Facebook që thashë do e çoj unë. Salianji e paska çuar por SPAK nuk e ka pranuar se sipas ligjit të 2022 duhet të shkonte raporti i shumicës, ndërsa Salianji është i pakicës. Ai e ka çuar raportin, por kishte pasur probleme se nuk ishte i firmosur. Denoncimi që unë bëra, shumë i hollësishëm se e kam ndjekur nga fillimi deri në fund është konkret, voluminoz, i kam përfshirë dhe ato që nxori parlamenti. Nuk kanë arsye për ta kthyer, e kanë partë dhe juristët.

Në 2 dhe 3 gusht është bërë ndërhyrje në TIMS për të nxjerrë me hard drive ato të dhëna dhe kjo gjë është konfirmuar. Ndërhyrja ka zgjatur nga pasditja e datës 2 deri në orën 10 të datës 3. Rreth 20 orë ndërhyrje. Në momentin që ka filluar ndërhyrja janë vënë në dijeni drejtuesit e policisë, strukturat e shtetit. Të gjitha strukturat e shtetit nuk kanë vepruar. Jemi përballë rrëzimit të shtetit. Nuk ka funksionuar kryeministria, minsitri i Brendshëm, Drejtorii Përgjithshëm, Shërbimi sekret. Nuk ka funksionuar shteti për 20 orë.

Është bërë për ta pastruar Xibrakën, por nuk kam prova, e dija që atëherë këtë histori. Kam prova që është marrë TIMS-i. Është gjunjëzuar shtetit për 20 orë.

Xibraka lidhet me TIMS-in, dhe TIMS ishte fotografuar, u shpreh gazetari.

 

Po ndodh...

ide