
Kukësi, qarku i parë që përfundon procesin e numërimit! PD-ASHM fiton bindshëm ndaj PS dhe rrëmben dy mandate! Sa vota morën socialistët

Qarku i Kukësit është i pari që ka përfunduar procesin e numërimit të votave në një afat kohor prej 24 orësh.
Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka fituar bindshëm ndaj socialistëve duke marrë 19,845 vota ose 53.4%. Ndërsa Partia Socialiste ka marrë 11,322 vota ose 30.5%.
Të përkthyer në mandate, PD 2, ndërsa PS 1.
Partia Socialdemokrate (PSD) renditet e treta duke marrë 5,082 vota ose 13.7%.
Elvira Peka (lista e hapur, siguroi 1282 vota)
Eduard Shalsi (lista e mbyllur)
Rezultatet e votimit për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, qarku Kukes:
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka marrë 19,845 vota – 53.4%
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka marrë 11,322 vota – 30.5%
Partia Socialdemokrate (PSD) ka marrë 5,082 vota – 13.7%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) ka marrë 284 vota – 0.8%
Partia Mundësia ka marrë 263 vota – 0.7%
Lëvizja Bashkë ka marrë 115 vota – 0.3%
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) ka marrë 90 vota – 0.2%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) ka marrë 42 vota – 0.1%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) ka marrë 51 vota – 0.1%
Lëvizja Atdheu (LA) ka marrë 44 vota – 0.1%
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) ka marrë 3 vota – 0.0%.

E vërteta dhemb, hapini sytë!
ide

11 maji, referendumi për fundin e berishizmit

Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128