
“LaCivita pritet nga PD si Skënderbeu”, analisti: Konsulenti amerikan ka zgjedhur partinë e gabuar

Nga studioja e “Tirana Live” analisti Martin Leka u ndal edhe tek fushata e kampit opozitar, e cila e çel fushatën këtë të premte në orën 19:00. Për konsulentin amerikan Chris LaCivita tha se është thjesht një tregtar që do marrë paratë për punën që do bëjë, nuk ka për të shpëtuar Shqipërinë.
Leka shtoi se amerikani ka zgjedhur njeriun dhe partinë e gabuar për t’i bërë PR e fushatës, pasi nuk kanë për të qenë kurrë në pushtet.
“PD e sheh LaCivita si Skënderbeun. Ardhja e LaCivita tregon se sa pak shpresë përçon partia e Berishës në pushte. Ai është thjesht një tregtar që do marrë paratë për punën që bën dhe nuk do të shpëtojë shqiptarët. Do vijë në Shqipëri si stazh dhe do të marrë shumë para. Konsulenti amerikan ka zgjedhur individin dhe partinë e gabuar për t’i bërë fushatë është e pamundur që kjo parti të vijë në pushtet. Nuk mendoj se ka të ardhme”, tha analisti.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128