Lulzim Basha dhe Pëllumb Seferi, pranë qytetarëve të Njësisë 8: Beso te Shqipëria, voto ndryshimin

23 Prill 2025, 12:33 / POLITIKË ALFA PRESS

Lulzim Basha dhe Pëllumb Seferi, pranë qytetarëve të

Z.Lulzim Basha, dhe kandidati për deputet në Njësinë 8, Pëllumb Seferi, zhvilluan sot një takim me tregtarë, sipërmarrës dhe qytetarë të kësaj zone në Tiranë, duke shpalosur alternativën e tyre për një Shqipëri më të drejtë dhe më të ndershme.

Të dy bashkëbiseduan me qytetarët për vështirësitë e jetesës së përditshme, kostot e rritura, mungesën e mundësive dhe nevojën për një ndryshim real.

Zgjedhja është e qartë: o me Ramën, o me Shqipërinë;

o me shokët e Ramës te 313, o me familjen tënde,” deklaroi Basha, duke theksuar se vendi ka nevojë urgjente për një qeveri që punon për qytetarët dhe jo për oligarkët.

Në të njëjtën linjë, Pëllumb Seferi, një sipërmarrës dhe përfaqësues i njohur i komunitetit, nënvizoi se angazhimi i tij politik buron nga besimi se Shqipëria mund të ndërtohet mbi ndershmëri, punë dhe meritë.

Në një atmosferë pozitive dhe plot besim, mesazhi i takimit ishte i qartë:

Beso te Shqipëria! Voto numrin 4! Voto ndryshimin!

Po ndodh...