Me ndryshimin e orës i kapi dita dhe duken sa janë/ Berisha shtyn Foltoret kur bie nata: Nga e hëna tjetër në orën 19:00!
Këtë të hënë si zakonisht në orën 18.00, u mbajt "Foltorja" e radhës përpara kryeministrisë. Pjesëmarrja e ulët ra në sy më shumë se në herët e kaluara, pasi me ndryshimin e orës, tubimi ndodhi me ditë dhe jo natën si dikur. Duket se ka qenë vetë Berisha, i cili ka konstatuar se një Foltore e bërë ditën ngjan shumë keq për nga niveli i pjesëmarrjes, ndaj në fund të fjalës së tij ai ka njoftuar ndryshimin e orës së ‘Foltores’ së radhës, e cila do të mbahet ditën e hënë në orën 19:00, kur bie edhe nata.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
Me 17 kemi ditën e kryengritjes së madhe paqësore.
Ftoj qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë të bashkohemi për t’i thënë Edi Ramës se vendi yt është para ligjit, para ligjit, para ligjit.
Të hënën tjetër, në ora 7 në këtë shesh, përsëri për t’i marrë fytyrën atij që nuk ka fytyrë, Edi Ramës.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria./Alfapress.al
Po ndodh...
ide
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
PD-ja, si Firmë Piramidale!
Pse Mimozat vyshken kaq herët në Shqipëri?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128