
“Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet”/ Rama: Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje më e larta që kemi parë!

Nga sheshi “Skënderbej”, kryeministri Edi Rama, foli pasditen e kësaj të mërkure për fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Teksa falënderoi çdo shqiptar për votën që i besuan PS-së, Rama tha se shqiptarët e Shqipërisë dhe ata të diasporës mes yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, zgjodhën yjet.
“Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës të një kapeleje fake Shqipëria zgjodhi yjet. Mes korit tonë për Evropën dhe një grumbulli radiosh të vjetra me ca tiki take rreth e rrotull Shqipëria zgjodhi korin tonë. Faleminderit Shqipëri”, u shpreh Rama.
Më tej ai vuri theksin te suksesi i procesit të votës së diasporës, ku shqiptarë nga e gjithë bota morën pjesë në këto zgjedhje për herë të parë.
Rama tha se vota e diasporës ishte një ushtrim i parë historik dhe fantastik, pasi sipas tij “numri i pjesëmarrësve në raport me atë të regjistruarve ishte një ndër më të lartë në votimet e diasporës që kemi parë në Europë.”
“Falenderim të veçantë për shqiptarë nëpër botë, ku qoftë edhe një shqiptar i vetëm u regjistrua si zgjedhës. Ka qenë një ushtrim, i parë historik për nga fakti i herës së parë dhe fantastik për nga numri i pjesëmarrësve në raport me atë të regjistruarve një ndër më të lartë në votimet e diasporës që kemi parë në Europë. Shumë faleminderit nga zemra”, u shpreh Rama,
Edi Rama: Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës të një kapeleje fake Shqipëria zgjodhi yjet. Mes korit tonë për Evropën dhe një grumbulli radiosh të vjetra me ca tiki take rreth e rrotull Shqipëria zgjodhi korin tonë. Faleminderit Shqipëri.
Kjo fjalë fitoreje ka qenë më e vështira gjerë më sot për mua…Më është e pamundur të them me goj gjithçka që ndjej dhe mendoj përballë një arritjeje të tillë, e cila është historike jo për përmasën e fitores së PS po mbi të gjitha për momentin historik ku kjo fitore mori jetë.
Falenderim të veçantë për shqiptarë nëpër botë, ku qoftë edhe një shqiptar i vetëm u regjistrua si zgjedhës.
Ka qenë një ushtrim, i parë historik për nga fakti i herës së parë dhe fantastik për nga numri i pjesëmarrësve në raport me atë të regjistruarve një ndër më të lartë në votimet e diasporës që kemi parë në europë. Shumë faleminderit nga zemra.

E vërteta dhemb, hapini sytë!
ide

Berisha fitoi, ne humbëm!

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte

11 maji, referendumi për fundin e berishizmit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128