
Mirela Karabina: Tregu i Turpit, Europa s’vjen me minj dhe baltë

Mirela Karabina, kandidate për deputete në Qarkun Elbasan, ngre zërin për një realitet që çdo qytetar e sheh dhe e ndjen çdo ditë: Markata qendrore e qytetit, në zemër të Elbasanit, funksionon në kushte skandaloze. Ushqimet ekspozohen mes baltës, mbetjeve dhe minjve, ndërsa pushteti vendor që ka pasur çdo mundësi ta rregullojë këtë situatë, thjesht e ka shpërfillur. “Si është e mundur,” pyet Karabina, “që pikërisht në zonën ku kandidon ministri i Pushtetit Vendor dhe drejtues të tjerë lokalë, të mos ketë as kushtet minimale higjeno-sanitare për një treg publik?”
Sipas Mirela Karabinës, Europa nuk fillon me premtime elektorale, por me dinjitetin e përditshëm të qytetarit. “Elbasani ka nevojë për normalitet përpara se të flasim për madhështi,” thotë ajo, duke theksuar se programi i Koalicionit Euroatlantik është i vetmi që parashikon investime konkrete për infrastrukturën tregtare, sigurinë ushqimore dhe mbështetjen e sipërmarrjes së ndershme. “Unë kandidoj për të thyer këtë heshtje të pafytyrë dhe për t’i kthyer Elbasanit respektin që meriton,” shprehet Karabina. “Në 11 maj, votoni për dinjitetin, votoni për Elbasanin.”
???? Voto #4 – Koalicioni Euroatlantik
#MirelaKarabina #ElbasaniMeritonMëShumë
#ShqipëriaMeritonMëShumë ????????
#NeBesojmëTekShqipëria
Postimi I plotë
Markata qendrore në Elbasan, kur “Pasaporta për në Europë” fillon me baltë, plehra, minj dhe shpërfillje ndaj qytetarit
Në qendër të Elbasanit, disa metra larg Bashkisë, nën sytë e pushtetit vendor, zhvillohet çdo ditë një treg ushqimor në kushte skandaloze, pa asnjë standard higjienik, me ushqime të ekspozuara mes baltës, mbetjeve, minjve dhe rrezikut për shëndetin e qytetarëve. Kjo është panorama e vërtetë që i ofrohet qytetarëve në vend të premtimeve për “standarde europiane”.
Ironia është se listën e kandidatëve për deputet në këtë zonë e prin ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku. Por ai nuk është i vetmi. Në listë janë deputetë në disa legjislatura, mjeke, madje edhe nënkryetarja aktuale e Bashkisë Elbasan.
A nuk e kanë parë këtë realitet?
Apo nuk kanë ndjeshmëri për shëndetin publik e
për dinjitetin njerëzor?
Këta janë përfaqësues të një pushteti që kërkon votën me premtimin “pasaportë për në Europë”, por në realitet nuk siguron dot as kushtet minimale të jetesës në një treg ushqimor publik.
Europa nuk fillon me premtime boshe. Fillon me respekt për qytetarin, me tregje të pastra, me ushqim të sigurtë dhe me përfaqësues që flasin kur duhet, jo vetëm kur duan një karrike në Parlament.
Para se Elbasani të jetë europian apo madhështor duhet të jetë normal!
Dhe po, Elbasani do eci para por jo me me qeverinë më të korruptuar ne 113 vjet shtet dhe me Edi Ramën.
Alternativa është Koalicioni Eurotlantik i cili me programin e tij kthen Elbasanin në shinat e normalitetit dhe konkretisht duke mbështetur sipërmarrjen e ndershme dhe duke investuar në infrastrukturë për një treg dhe jo vetëm, me kushte higjeno-sanitare, që jeta e qytetarëve mos jetë në rrezik.
Elbasani nuk është spektakël fushate. Elbasani është qytet i njerëzve me dinjitet.
Në 11 maj votoni për Elbasanin, votoni për Shqipërinë dhe jo Edi Ramën.
Elbasani meriton më shumë.
Shqipëria meriton më shumë.
#Voto4 #koalicionieueoatlantik
#MirelaKarabina
#shqipëriameritonmëshumë

#elbasanimeritonmëshumë
#fyp #fypp #fypage #fypreelsシ゚viralシ #fypシ #fypfiral
Elbasan,
18 Prill 2025

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128