
Nga 2009 në 2025/ Ja cilët kanë qenë “sloganet” e partive kryesore ndër vite!

Sloganet apo thirrjet e forta në fushata ngelin fort në mendjen e njerzve. Pothuajse çdo 2 vite në Shqipëri ka zgjedhje, parlamentare dhe vendore.
Partitë e kanë mjaft të rëndësishëm sloganin e tyre, që përcaktohen nga lideri, apo dhe nga kompanitë e marketingut.
Ato shpesh duhet të jenë një preambul e programit të partive ose kauzave kryesore që atë kanë.
Sloganet në Shqipëri shpesh lidhen me prioritetet apo programin dhe nuk kanë ndonje theks të veçantë tek ideologjia që duket se është sheshuar disi.
Në 2009 PD kërkonte mandatin e dytë qeverisës me sloganin “Shqipëria po ndryshon”, shoqërua dhe me këngën e fushatës me të njëjtin titull.
Nga ana tjetër Partia Socialiste kishte sloganin, “Politikë e re, për ndryshim”.
Të dyja forcat e mëdha në vend kanë të njëjtë fjalën “ndryshim”.
4 vite më pas në 2013, PD vazhdoi sloganin “Shqipëria po ndryshon” me “Ne jemi ndryshimi”, kurse Partia Socialiaste erdhi me sloganin “Rilindje”. Ky slogan solli në pushtet PS në aleancë me LSI e cila kishte sloganin “Të ecim më shpejt”.
LSI bëri aleancë me Ramën pas 4 viteve aleancë me Sali Berishën, ku pas kësaj patën dhe një rritje elektorale.
Në 2017, Lulzim Basha udhëhiqte PD me sloganin Republika e Re, ekonomi e fortë, e nesërme e sigurt, kurse Partia Socialiste, me sloganin “Për Shqipërinë që duam”.
LSI në 2017 kandidonte me kryetar Petrit Vasilin, me sloganin “LSI, forcë e parë”.
4 vite më pas ku u zhvilluar beteje më e fortë elektorale mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.
PD erdhi me sloganin “Shqipëria Fiton”,
LSI me sloganin “Një shans për të gjithë”.
Nga ana tjetër Partia Socialiste erdhi me sloganin “Shqipëria e ardhmja jonë, ska kohë për pushim”.
Në 11 maj socialistët kanë zgjedhur sloganin “Shqipëria në 2030 në BE, vetëm me Edin dhe PS”.
PD ka zgjedhur “Shqipëria madhështore”.
Demokratët Euroatlantikë me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”.
Shqipëria Bëhet e Lapajt e Shabanit me sloganin “Shqipëria vlen më shumë se partia”.
Agron Shehaj me sloganin “Për një Shqipëri ku ia del me punë”.
Lëvizja Bashkë Arlind Qorrit me sloganin ''E reja po lind''.
Koaliocioni Djathats për Zhvillim me Dashamir Shehaj e Alibeajn me sloganin ''Shqipëria e Para''.
/Alfapress.al

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide

Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim

Ne dhe Sali Kulla
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128