“Pastroi” 38 figura të njohura për të rinjtë, pasi dha votën krah Gazment Bardhit, flet Sali Berisha: Kemi kandidatura të shkëlqyeshme

30 Maj 2026, 16:15 / POLITIKË ALFA PRESS

“Pastroi” 38 figura të njohura për të rinjtë,

I shoqëruar nga Gazment Bardhi, kryedemokrati Sali Berisha dha ditën e sotme votën e tij për Këshillin Kombëtar të PD-së.

Pasi votoi, në fjalën e mbajtur për mediat Berisha tha se demokratët e kanë për detyrim të përkrahin kandidaturat e reja, ndërsa u shpreh se zgjedhja e tij në garën e sotme ishte shumë e vështirë sepse kandidaturat janë të shkëlqyera.

“U vonova sepse 3 kategori i kam ndarë kësaj radhe në votime në vecmas për burrat, vecmas për zonjat, e vecmas për të rinjtë. Besoj kam vepruar në mënyrë të drejtë. Uroj që gratë të arrijnë në 40%.  Zgjedhja ishte e vështirë. Është një detyrim statutor që të rinjtë të jenë sa më të pranishëm dhe kuotat e tyre të respektohen. Ripërtëritje me emra të rinj pa diskutim. Listat janë nga më dinjitozet. Shumësia e kandidaturave e bën të vështirë zgjedhjen” tha Berisha pasi dha votën e tij.

Po ndodh...

ide