Juventus, Spalletti ishte i qartë me drejtuesit, kërkon të paktën një lojtar niveli për çdo repart

Takimi u zhvillua dhe tani duhet të realizohet gjithçka. Është e vërtetë që te Juventus ka pasur projekte që nuk janë konkretizuar apo që janë komplikuar, por ka edhe një plan të qartë nga duhet nisur. Spalletti ka folur me drejtuesit dhe objektivi është sjellja në skuadër e nga një lojtari të një niveli të lartë për çdo repart.
Përveç situatës së portieri që u bllokua nga Liverpool për Alisson, në skuadër duhet sjellë një qendërmbrojtës që të garantojë një fazë difensive të një niveli të mirë dhe Spalletti e ka të qartë në mendjen e tij emrin; Kim Min Jae, mbrojtësi koreanojugor që ka punuar me të te Napoli në vitin e titullit në Serie A dhe do të përfaqësonte zgjidhjen ideale sidomos në rast largimi të Bremer që mund të shkojë te Bayerni i Mynihut duke favorizuar kështu tratativat për Kim.
Po kështu, trajneri bardhezi dëshiron më çdo kusht një mesfushor që të dijë të bëjë diferencëen në fazën e avancuar. Opsioni Bernardo Silva u venit dhe tani po punohet për Brahim Diaz. Fantazisti i Realit të Madridit, përbën një zgjidhje që pëlqehet nga Spalletti. Te Los Blancos, marokeni vështirë se do të jetë një titullar dhe ky mund të jetë një motiv që ai të transferohet në Torino.
Në sulm është e panjohura Vlahovic. Përtej çështjes së rinovimit të kontratës me serbin, te Juventusi nuk është lënë kurrë mënjanë hipoteza për të rikthyer në Continassa, Kolo Muani. Tratativa është komplekse sepse sulmuesi do të kthehet te Paris Saint Germain pas huazimit te Tottenham dhe francezët nuk duket se janë gati të bëjnë ulje në çmim. Por në radarët e bardhezinjve u kthye një tjetër francez; Mateta. Spallettit i pëlqen shumë dhe situata duket ndryshe në krahasim me tratativat që u sfumuan në janar. Sulmuesi i Crystal Palace është drejt largimit. Kontrata e tij skadon në qershor të 2027 dhe kjo mund të favorizojë një blerje jo shumë të kushtueshme. Vlerësimi aktual është rreth 30 milionë euro dhe Juventusi do të kërkojë që të largojë edhe sulmuesit e tepërt, ata që dështuan sezonin që sapo u mbyll. Për Opendan është e vështirë që të gjendet një blerës për Opendën dhe ka mundësi që të jepet me huazim. ndërsa David erdhi me parametra zero kështu që çfarëdollojj shifre që do të ofrohet do të përbëjë një plusvalencë për Zonjën e Vjetër.
Po ndodh...
Hegjemonia e budallallëkut funksional!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128