"Përfaqëson një medie që pastron para"/ E paprecedentë, Rama përzë nga konferenca e shtypit gazetaren Ambrozia Meta dhe e shpall "non grata" përgjithmonë!

13 Mars 2026, 13:45 / POLITIKË ALFA PRESS
"Përfaqëson një medie që pastron para"/ E

Kryeministri Edi Rama pasi mbajti fjalimin e tij, e nisi pjesën e marrjes së pyetjeve me gazetaren e Syri TV, Ambrozia Meta. Por menjëherë pas pyetjes së parë ai e humbi kontrollin kur gazetarja e Syri TV i bëri një pyetje për të burgosurit për drita dhe ujë dhe mbrojtjen solide që rilindja i bëri Belinda Ballukut edhe pse SPAK kërkonte arrestimin e saj.

Duke u munduar të shmanget nga pyetja e drejtëpërdrejtë për dy standartet, (Qytetarët dhe Balluku), Rama nisi të fyente moderatorini Çim Peka duke i deformuar emrin, (Qimi, Qimi...), akuzoi gazetaren e SYRI TV se përfaqësonte një media që pastron para dhe se këtu nuk ka drejtësi pasi prej vitesh prokuroria po zvarit hetimin

Pas një debati të zgjatur me tone të larta nga Rama dhe pasi ndërpreu konferenvën për 5 minuta, pasi u rikthye, Rama i ka deklaruar gazetares së "Syri" se është e përjashtuar përgjithmonë nga konferencat e tij./Alfapress.al

Po ndodh...