Përpasja me qytetarët në QV e Vorës, nis procedimi penal për Flamur Nokën

11 Maj 2025, 17:42 / POLITIKË ALFA PRESS

Përpasja me qytetarët në QV e Vorës, nis procedimi penal

Policia ka proceduar penalisht Flamur Nokën pas përplasjeve me disa qytetarë në qendrën e votimit në Vorë.

Ndaj sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike u ngrit akuza për veprën penale “Kanosja/dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Procedimi nisi pasi Noka u kallëzua nga dy qytetarët me iniciale Xh. A., 29 vjeç dhe M. D., 33 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, pasi komunikimit me Prokurorin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. N, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, për veprën penale “Kanosja/dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Procedimi në gjendje të lirë nisi pasi në bazë të kallëzimeve të shtetasve Xh. A., 29 vjeç dhe M. D., 33 vjeç, ky shtetas ditën e sotme, në Vorë, i ka penguar dhe kanosur për të ushtruar të drejtën e votimit.

Materialet procedurale do t’i referohen Spak, për hetime të metejshme.

 

 

Po ndodh...