PS me 19 deputetë në Tiranë, kryeson me 47.7% të votave! PD 14 deputetë! “Mundësia”, forcë e tretë

13 Maj 2025, 18:41 / POLITIKË ALFA PRESS

PS me 19 deputetë në Tiranë, kryeson me 47.7% të votave! PD

Në qarkun e Tiranës janë numëruar 1205 kuti nga 1282 që janë në total, ku sipas të dhënave, Partia Socialiste kryeson me 200,985 vota ose 47.7%.

I dyti në radhë është Koalicioni Partia Demokratike–Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), i cili ka siguruar 128,295 vota, që përbëjnë 35.2%.

Ndërsa forcë e tretë renditet Partia Mundësia, e cila ka grumbulluar deri më tani  21,065 vota, që përfaqësojnë 5.0% të totalit të votave.

Rezultatet sipas partive pjesemarrese ne zgjedhje 

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 200,985 vota – 47.7%

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 148,295 vota – 35.2%

Partia Mundësia – 21,065 vota – 5.0%

Partia Socialdemokrate (PSD) – 13,898 vota – 3.3%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 13,741 vota – 3.3%

Lëvizja Bashkë – 11,550 vota – 2.7%

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 7,808 vota – 1.9%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 1,826 vota – 0.4%

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 1,103 vota – 0.3%

Lëvizja Atdheu (LA) – 757 vota – 0.2%

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 508 vota – 0.1%

 

Po ndodh...