Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

2 Qershor 2026, 19:46 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se PS bëri ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit dhe u përball me të keqen në opozitë. Në fjalën e tij para socialistëve, Rama tha se Partia Socialiste është e çliruar tërësisht nga hijet e së shkuarës në këtë aspekt.

Më tej, Rama tha se ish-kryeministri dhe ish-kryetari i PS-së, Fatos Nano ka një kontribut të jashtëzakonshëm në PS. Kryeministri Rama theksoi se Nano doli nga burgu duke kërkuar shtet, ndërsa e cilësoi atë si një figurë me kontribut të rëndësishëm për partinë dhe shtetin.

“Bëmë ligjin dhe hapëm dosjen e komunizmit. Rrugët me spiunët u ndanë. U ndanë ata që hynë në rrugën e PS dhe ata që shkuan në rrugën e PD. Spiunët i morën shërbëtorët që kishte Gramozi dhe e bënë PD. PS është e çliruar tërësisht nga hijet e së shkuarës në këtë aspekt.

PS u ballafaqua pas lindjes së saj në një hapësirë lirie jodemokratike. Ishte liri, secili mund të bënte çfarë të donte, por nuk ishte demokraci. PS u ballafaqua me më të keqen që mund të ballafaqohet një opozitë. Kryetarin e vet e pati në burg për disa vite, politikisht të dënuar. Fatos Nano ka një kontribut të jashtëzakonshëm, sepse doli nga burgu duke kërkuar shtet, me sensin e tij të lidershipit dhe përgjegjësisë”, tha Rama.

Po ndodh...

ide