Rama me të rinjtë në Fier: Vota e 11 majit ka brenda profecinë e Skënderbeut

29 Prill 2025, 17:46 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama me të rinjtë në Fier: Vota e 11 majit ka brenda

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Fier ku pati një takim me të rinjtë e këtij qarku.

Rama në fjalën e tij kërkoi votën e të rinjve dhe të atyre që votojnë për herë të parë, për ta çuar Shqipërinë në Bashkimin Evropian.

Sakaq, kryeministri kërkoi dhe angazhimin e tyre jo si socialistë dhe demokratë, por si shqiptarë europianë.

Rama: Si asnjëherë më parë PS, nuk ka pasur dhe sot ka një skuadër që është më e reja në fletën e votimit dhe këtu në Fier, një vajzë dhe një djalë që vijnë nga radhët tuaja nuk janë në listën e deputetëve, por janë tanimë 2 deputetë të rinisë së qarkut Fier në Kuvend.

Asnjëherë më parë PS nuk ka kërkuar, siç e kërkon më 11 maj angazhimin, fuqinë e të rinjve.

Jo si socialistë dhe demokratë, por si shqiptarë europianë, të gjithë së bashku.

Cilido që do vijë me ju në 11 maj në kutinë e votimit dhe së bashku me ju do zgjedhë PS, duke e vënë votën në qendër të fletës, do e kujtojë 11 majin si ditën kur dha një dorë me votën për Shqipërinë zonjë në familjen e përbashkët europiane.

Vota e 11 majit është më shumë se vota për sot nesër. Ka brenda profecinë e Skënderbeut.

 

Po ndodh...

ide