
Zëdhënësja e Euroatlantikëve u përgjigjet sulmeve të koalicionit të Roshit: Basha është në opozitë me Ramën dhe patericat e tij

Përmes një reagimi Koalicioni i Demokratëve Euroatlantikë i është përgjigjur Agron Dukës, i cili thotë se Lulzim Basha po i shërben Edi Ramës duke sulmuar kushëririn e Elvis Roshit, që është në listat e PD.
Zëdhënësja e Demokratëve Euroaltanikë shkruan se Lulzim Basha është në opozitë me Ramën dhe patericat e tij.
Ky reagim vjen pasi Basha ka thënë se demokratët nuk mund të votojnë Roshin e Kavajës, të cilit dikur Partia Demokratike i është drejtuar me akuza të rënda.
Kushëriri i Elvis Roshit garon në këto zgjedhje për Aleancën Madhështore të drejtuar nga Sali Berisha.
REAGIM I ZËDHËNËSES SË KOALICIONIT EUROATLANTIK
Lulzim Basha është në opozitë me Edi Ramën dhe çdo patericë të tij që përpiqet të mbijetojë me votat e demokratëve.
Ai ka bërë gjithçka që Elvis Roshi – simboli i Edi Ramës në Kavajë, i cili ka dhunuar demokratët për vite me radhë – të largohej nga politika, dhe nuk do të pranojë kurrë që ai të rehabilitohet me votat e demokratëve.
Ashtu si Lulzim Basha, asnjë demokrat që kërkon ndryshim nuk e pret atë nga Elvis Roshi, Ilir Meta apo Pëllumb Shullazi.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide

Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim

Ne dhe Sali Kulla
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128