Rrethuan Kryeministrinë, protestuesit do të kalojnë natën në Bulevard: Rama, jep dorëheqjen!

21 Qershor 2026, 00:18 / POLITIKË ALFA PRESS
Rrethuan Kryeministrinë, protestuesit do të kalojnë natën

Pasi rrethuan Kryeministrinë me qindra mijëra qytetarë, protestuesit janë të vendosur të kalojnë natën në shesh.

Në ditën e 21-të, protesta e qytetarëve është përshkallëzuar, ndërsa kryeministrit Edi Rama i kërkohet dorëheqja deri ditën e nesërme.

Qytetarët janë ulur në Bulevardin ndërmjet Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit, ndërsa thërrasin në kor “Rama në burg, Berisha në burg”, teksa nuk mungojnë as thirrjet në adresë të SPAK të tilla si “Arresto Ballukun”.

Revolta antiqeveritare ka hyrë në ditën e 22-të, ndërsa qytetarët kanë paralajmëruar se nuk do të largohen nga sheshi pa dorëheqjen e Ramës.

Po ndodh...

ide