"Sa të jem unë, projekti nuk ka shanse të ndalojë!"/ Edi Rama i prerë për Zvërnecin: Hetoni pronën dhe t'i japim lekët kujt i takojnë me ligj, puna të vazhdojë

2 Qershor 2026, 13:12 / POLITIKË ALFA PRESS

"Sa të jem unë, projekti nuk ka shanse të

Kryeministri Edi Rama është treguar i prerë këtë të martë, duke përsëritur sa të jetë ai në krye të qeverisë, projekti për transformimin e Zvërnecit nuk ka shans të ndalet. Kjo përgjigje e tij vjen para ditës së tretë të protestës qytetare që pritet të zhvillohet sot në Tiranë.

I pyetur nga gazetarët gjatë konferencë së përbashkët për shtyp me Presidentin e Këshillit Europian, António Costa, kryeministri Edi Rama mirëpriti hetimet e SPAK dhe kërkoi që origjina e pronës të hetohet me themel dhe puna të mos ndalojë.

"Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë do jem këtu. Dhe ndërkohë, unë jam absolutisht i hapur për të diskutuar me këdo që ka pretendime. Duhet të sqarojmë për çfarë janë pretendimet, sepse nëse pretendimi është për pronën, tani falë ndërhyrjes së SPAK ka rrugën e vet dhe fare mirë mund të çojë në një zgjidhje ideale", u shpreh Edi Rama.

Kryeministri e ndau hetimin e Prokurorisë së Posaçme në dy pjesë; së pari anën pozitive të hetimeve që pritet të zbardhin nëse investitorët e kanë blerë pronën nga pronarë të ligjshëm dhe në rrugë të ligjshme; dhe pjesa negative, ajo e atyre që Edi Rama i quajti "zëdhënës të vetëofruar" për të bërë pis Shqipërinë me gjysmë të vërteta.

"Kjo e SPAK ka dy pjesë, ka pjesën pozitive që i takon SPAK, ka pjesën e shëmtuar që i takon zëdhënësve të vetofruar të SPAK. Pjesa pozitive është pjesa e hetimit mbi origjinën e një pasurie. Për sa kohë ky është një problem i ngritur, me të drejtë apo pa të drejtë, këtë nuk e dimë, por i ngritur, pastaj i shumëpërfolur, aq më tepër për sa kohë kjo përfolje lidhet me një hetim të nisur për sa i takon subjektit, është shumë pozitive që SPAK të hetojë origjinën e kësaj prone. Është e mirëseardhur dhe unë e nxis këtë hetim.

Pjesa e shëmtuar është ajo e zëdhënësve të vetofruar që ndajnë me opinionin publik gjysmë të vërteta që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha. Investitorët, janë edhe zotëruesit e pronës, sipas ligjit shqiptar, duke ndjekur të gjitha procedurat që parashikon ligji, janë investitorë me reputacion të njohur. Edhe të ardhurat janë legale.

Kjo çështje, siç është me dy pamje, duhet ndarë në dy pjesë; investitorët janë në të drejtën e tyre dhe bllokimi i transaksionit është i dëmshëm, kurse nisja e hetimit është një çështje e organit hetimor me të drejtë.

Do t'i bëja thirrje edhe njëherë zëdhënësve të vetofruar, që nuk cënojnë investitorët me gjysmë të vërtetat e tyre, por cënojnë Shqipërinë. Është shumë e rëndësishme që ne të jemi mikpritës, të drejtë dhe të mos marrim damkën e një vendi ku investitorët priten me këmbët e para", përmbylli kryeministri Edi Rama.

 

Po ndodh...

ide