Shqiptarët në këmbë kundër Kastës së korruptuar, Rama nga Zvicra: Nuk ka bir nëne e bir kur*ve të gjejë në xhepin tim...

16 Qershor 2026, 11:05 / POLITIKË ALFA PRESS
Shqiptarët në këmbë kundër Kastës së

Ndërkohë që shqiptarët janë ngritur në protesta të mëdha kundër kastës politike të korruptuar, (Rama dhe Berisha në burg), Edi Rama përbetohet se nuk ka bir ku..ve, ti gjejë lek të vjedhura në xhep. Kryeministri ka reaguar pasi në rrjetet sociale qarkulluan pamje të tij nga Bazeli i Zvicrës, ku mori pjesë në një aktivitet të artit “ArtBasel”. Pra, shqiptarët jën dyndur shesheve të Shqipërisë dhe botës ku kërkojnë dorëheqjen e tij për keqqeverisjen e vendit, ndërsa kryeministri gjen kohë të bëjë udhëtime private, ne vend të dëgjojë qytetarët.

Përveç kësja, në vend që të japë transparencë mbi kostot e udhëtimit, kreu i qeverisë zgjodhi t’u përgjigjet qytetarëve me sulme dhe me një shprehje që e ka përdorur edhe dekada më parë, duke deklaruar se “nuk ka bir nëne e bir kurve” që t’i gjejë në xhep para të fituara në mënyrë të pandershme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama pretendoi se udhëtimi në Zvicër nuk ishte financuar nga shteti, por ishte një ftesë private nga ArtBasel, ku sipas tij janë ekspozuar edhe vepra të tij artistike.

“Qenka shpërndarë një video ku dikush më paska kapur mat duke pirë ujë në Basel të Zvicrës me shpenzimet e shtetit. Në thuajse tre dekada shërbim publik unë kurrë nuk kam udhëtuar privatisht me lekët e shtetit dhe e njëjta gjë vlen edhe për familjen time”, shkruan Rama.

Deklarata e ryeministrit vjen në një kohë kur opozita prej vitesh ka kërkuar transparencë për udhëtimet e tij, veçanërisht ato me avionë charter, duke kërkuar edhe ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare. Këto kërkesa janë rrëzuar vazhdimisht nga mazhoranca, ndërsa publikut nuk i është vënë në dispozicion një pasqyrë e plotë e shpenzimeve të udhëtimeve.

Në reagimin e tij, Rama theksoi se ai dhe bashkëshortja e tij kishin udhëtuar dhe qëndruar në Zvicër “plotësisht me shpenzimet tona”, ndërsa shtoi se gjatë 13 viteve si kryeministër familja e tij nuk ka bërë asnjë pushim jashtë shtetit.

Më tej, kreu i qeverisë risolli një deklaratë të bërë prej tij rreth dy dekada më parë, duke shkruar se ajo mbetet edhe sot e pandryshuar.

“Ka rreth njëzet vjet që kam thënë se s’ka bir nëne a bir k…, që të gjejë në xhepin tim një qindarkë që s’është fituar me punë të ndershme. Sot, dy dekada më vonë, ajo fjali qëndron 100% e paprekshme në përmbajtjen e saj”, u shpreh Rama.

Kryeministri sulmoi gjithashtu ata që e akuzojnë, duke pretenduar se kush shpif ose akuzon pa prova, ose e ka bërë vetë atë për të cilën akuzon, ose do ta bënte po të ishte në vendin e tij. Sipas Ramës, rrjetet sociale janë kthyer në një terren ku “ferrat e rrenës shumohen me shpejtësinë e klikimit”, ndërsa e vërteta mbetet e mbytur nga shpifjet.

Po ndodh...

ide