Të hiqet patenta përgjithmonë! Zbardhen amendamentet e PS për ndryshimet në Kodin Rrugor, masa të ashpra për shoferët e dehur

Partia Socialiste ka propozuar një paketë amendamentesh për ndryshimet në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë, duke parashikuar masa më të ashpra për shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor.
Sipas amendamenteve të depozituara në Kuvend, drejtuesit e mjeteve që kapen duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi do t’u shtyhet e drejta për t’u pajisur me patentë për një vit, ndërsa për të miturit afati shtyhet me dy vite nga momenti kur u lind e drejta për ta marrë atë.
Ndryshime të rëndësishme parashikohen edhe për shoferët e rinj, të pajisur me patentë të kategorisë “B” gjatë 24 muajve të fundit. Për ta propozohet ndalim total i alkoolit në gjak, kufizim i shpejtësisë dhe ndalim i qarkullimit nga ora 24:00 deri në 06:00 pa një drejtues shoqërues me eksperiencë.
Projektamendamentet parashikojnë gjithashtu masa më të ashpra për përdorimin e telefonit gjatë drejtimit të mjeteve, duke përfshirë edhe biçikletat, monopatinat elektrike dhe motomjetet deri në 50 cc.
Një nga pikat më të forta të paketës lidhet me drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit. Sipas propozimit, shoferëve që kapen përsëritës duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, me nivel alkooli mbi 0.5 g/l në gjak, do t’u hiqet patenta përgjithmonë.
Amendamentet përfshijnë edhe rritje të gjobave për shkeljet e rënda në qarkullim, si manovrat agresive, ndryshimet e shpeshta të korsive pa sinjalizim dhe sjelljet e rrezikshme në zonat urbane.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
