Goja e ndyrë e diktatorit 82- vjeçar të PD, ndaj freskisë së një figure të re!
Në 24 orët e fundit, një pjesë e sistemit politik, veçanërisht PD dhe Sali Berisha, kanë dalë para kamerave duke shfaqur një diskurs të ashpër dhe sulmues ndaj një figure të re, Alesia Balliut.
Është dëshpëruese për të rinjtë të shohin këto mënyra se si një pjesë e politikës, e përfaqësuar nga një figurë 82-vjeçare që ka qenë për vite me radhë në krye të shtetit, dhe mercenarë pranë tij, përdorin një gjuhë të rëndë, insinuata dhe shpesh shpifje ndaj një vajze të re në politikë. Kjo qasje nuk është vetëm e pështirë, por edhe një reflektim i një kulture politike tribale që ende nuk e ka pranuar emancipimin dhe qytetarinë në debatin publik, por reagon si shpellarët.
Vetë fakti që Alesia është e re në moshë, e bën edhe më të dukshme kontrastin mes energjisë së brezit të ri dhe mënyrës se si përpiqet të diskreditohet ai nga figura të vjetra të sistemit politik, të cilat prej vitesh janë të lidhura me akuzat për korrupsion dhe skandale të ndryshme politike.
Së pari, janë hedhur pretendime se Alesia ka qenë e punësuar në administratën publike. Totalisht mashtrim! Berisha dhe mercenerat e tij nuk kanë nxjerrë asnjë dokument, asnjë provë që Alesia ka qenë qoftë dhe një ditë në list pagesat e administratës publike apo Edi Ramës! Sepse nuk ka qenë kurrë, ndryshe nga shumë bashkëpunëtorë të afërt të Berishës…
Gjithashtu është pretenduar se ajo nuk ka pasur role në strukturat e PD apo FRPD, duke u përpjekur të krijohet një kontradiktë mes prezencës së saj publike dhe rolit të saj politik. Fotot që kam nxjerrë më poshtë faktojnë plotësisht të kundërtën!
Alesia ka mbajtur konferenca për shtyp, shpesh herë në media, nga selia e PD Elbasan, si një prej të ngarkuarave me detyrë nga Tiranë (nga Berisha) në atë degë. Alesia ka qenë në krah të Sali Berishës në çdo takim të tijin në Elbasan, si pjesë e kordinatorëve dhe organizatoreve.
Doktor, ti ka infiltruar Rama “këta të administratës së tij” të mbajnë konferenca për shtyp kundra vetë Ramës në selinë e PD? Kaq qesharak je bërë?!
Për parantezë, me Alesian njihem rastësisht para disa vitesh kur kemi qenë përballë në disa debate televizive, (Unë si pjesë e PD Zyrtare dhe ajo si përfaqësuese e Rithemelimit), dhe pavarësisht opinioneve shumë të kundërt në atë kohë për politikën, fitova veçse respekt dhe simpati për mënyrën luftarake dhe natyrën ekspresive të saj. Shpresoja që freskia dhe çiltërsia e moshës së saj, mos të njollosej nga helmi i zi i sektit Berisha, dhe koha tregoi që Alesia nuk e dorëzoi çiltërsinë e saj, (si fatkeqësisht shumë të rinj) te monstrat e intrigës dhe ndyrësisë në klanin e Berishës.
Ndaj dhe u largua nga ai sekt pervers, dhe i luftoi përballë si … jo si burrneshë, por si femër, si vajzë, si grua kurajoze!
Në fund, mbetet një pyetje thelbësore: Kush dhe përse i sulmon figurat e reja në politikë, dhe a po kthehet debati publik në Shqipëri gjithnjë e më shumë në një hapësirë diskreditimi personal, në vend të një gare idesh dhe programesh?
Nga të paktat zëra që përmend partnerin në biznes të Edi Ramës, Shkëlzen Berishën, dhe nga media e tij (Shkëlzenit) mblidhen disa burra mbi të 50-tat dhe përgojojnë ngjyrën e flokëve të Alesias në prime-time? Përflasin në formë ofenduese mënyrën e make upit të saj? Çfarë janë këta burra që merren me boëpn e flokëve të një vajze kurajoze?
Burracakër? Brejtës të sistemit të vjetër politik që hanë supën e sistemin dhe pështyjnë vrer ndaj një femre?!
Por kulmi u arrit, kur 82-vjeçari Berisha insinuoi se pronari i një medie, (që Berisha e ka mbrojtur me tifozeri të verbër gjatë gjithë kohës), kishte parë Alesian duke qarë se pse nuk e nxirrnin në tv, dhe ai (pronari 60 e kusur vjeç) i premtoi se do e nxirrte ai sa herë të donte!
Çfarë ështp kjo ndyrësi që doli nga goja e Berishës?! Sa mizogjin aq dhe i pamëshirshëm!
Alesia nesër mund të jetë shoqja juaj, vajza juaj, e afërmja jua që guxon tja dalë kundra një diktatori 82-vjeçar brenda partisë së tij, dhe mbrojtja e saj është standart që duhet të kemi si shoqëri e emancipuar.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128