“Më janë mohuar dy interpelanca”/ Shehaj përplaset me Peleshin, i vendoset masë disiplinore: Ju ka vënë përpara Belinda Balluku

7 Maj 2026, 11:13 / POLITIKË ALFA PRESS

“Më janë mohuar dy interpelanca”/ Shehaj përplaset me

Debate janë shënuar në seancën plenare të Kuvendit, pasi kreu i partisë “Mundësia” Agron Shehaj, kërkoi të merrte fjalën në sallë, duke theksuar se i ishin mohuar dy interpelanca.

Gjatë fjalës së tij, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, i ndërpreu mikrofonin, ndërsa Shehaj vijoi të fliste nga vendi. Situata solli reagime dhe replika të forta mes palëve.

“Kemi marrë përgjigje javën e kaluar për mohimin e inerpelancave, me AKSHI-n dhe një me Air Albania. Më janë mohuar dy interpelanca. Më takojnë 10 minuta fjala për refuzimin për të dyja. Nuk mund të shkelni rregulloren duke më mohuar të drejtën e fjalës për 10 minuta. “, tha Shehaj.

Mes ndërhyrjeve, Peleshi i komunikoi Shehajt dy masa disiplinore terheqjeje vemendjeje për mosrespektim të rregullores së Kuvendit.  Ai paralajmëroi se, nëse do të vijonte të fliste pa leje, do të përjashtohej nga seanca plenare.

Ndërkohë kreu i Partisë Mundësia akuzoi se në fakt kryetare Kuvendi është Belinda Balluku, ish zv kryeministrja e vënë nën akuzë nga SPAK.

“Eshtë turp kjo që po bëni, është Belinda balluku kryetare e kuvendit. Ju ka marrë oeng Belinda Balluku, është kryeministre, minister e Infrastrukturës. Ju ka vënë përpara të gjithëve“, tha ai mes të tjerash.

 

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova