“Lërini përrallat”/ Boçi akuza qeverisë: Marrëveshja me AADF-në është klienteliste! Merrni një teleskop në Arizona dhe thoni po sjellim NASA-n në…

Deputeti Luçiano Boçi akuzoi qeverinë se ka bërë një marrëveshje klienteliste me organizatën AADF që shitet si sipërmarrëse institucionale e DASH-it amerikan, por që sipas ligjvënësit, është një sipërmarrje private dhe s’ka lidhje me administratën e SHBA.
Ai ironizoi qeverinë, duke thënë se tregonte përralla me amerikanë për këtë rast, duke e shitur si një iniciativë të SHBA dhe bashkëpunim.
Ai tha se qeveria e shiti si një institucion amerikan. Boçi gjatë fjalës së tij nënvizoi se AADF është një institucion i pavarur , pra sipas tij është një, klientelist i ministres së Arsimit.
“Zoti Shehaj kërkon zbatimin e rregullores, të njëjtën gjë që unë kërkova seancën e kaluar kur mora edhe përjashtimin. Unë kam dëgjuar kryeministrin dje që në një takim krenar përcaktonte se agjencia e shërbimeve arsimore është bërë një institucion amerikan dhe ne antiamerikanët e kemi kundërshtuar një gjë të tillë. Por ka një përgjigje të ambasadës amerikane në lidhje me AADF, dhe kërkesa është nga një qytetare e Durrësit e interesuar për projektin TID”, tha ai.
Më tej Boçi shpjegoi se në përgjigjen zyrtare të SHBA përcaktohet se AADF është institucion i pavarur, duke shpjeguar se është njëlloj sikur qeveria të marrë një teleskop në Arizona e ta vendosë në Elbasan, duke thënë se ka ardhur NASA në Shqipëri.
“Dhe në përgjigje përcaktohet se AADF është institucion i pavarur ku Departamenti i Shtetit nuk ka asnjë rol mbikëqyrës. Pra lërini përrallat me amerikanë , sepse thjesht e ka marrë një privat, klientelistë të ministres së Arsimit. Po blen një teleskop në Arizona po e çojmë në Elbasan dhe po i themi gjithë Shqipërisë po e çojmë NASA-n te ura e Zaranikës”, ironizoi nënkryetari i PD-së.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128