“Varet se si partitë do të organizojnë njerëzit”, Celibashi: Ja kur mund të kemi rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve

12 Maj 2025, 20:00 / POLITIKË ALFA PRESS

“Varet se si partitë do të organizojnë

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, deklaroi sot nga Parku Olimpik i Tiranës se rezultati përfundimtar i zgjedhjeve pritet të dalë brenda javës.

Në një konferencë për mediat, ai tha se ka besim se procesi do të përmbyllet në kohë, ndonëse ritmi i numërimit, veçanërisht për votat e diasporës, varet edhe nga organizimi i partive politike.

“Besoj se brenda kësaj jave do ta kemi rezultatin. Kam shumë besim se do përfundojmë brenda kësaj jave,” u shpreh Celibashi.

Ai theksoi se, ndonëse kjo nuk është një justifikim, shumëçka varet nga mënyra se si partitë, veçanërisht PS dhe PD, do të menaxhojnë pjesëmarrjen e përfaqësuesve të tyre në numërimin e votave nga jashtë vendit.

 

Po ndodh...