Vdekja e ish-Kongresmenit Eliot Engel, reagon Basha: Kam pasur rastin të bashkëpunoj, një mik i madh i kombit shqiptar

10 Prill 2026, 22:25 / POLITIKË ALFA PRESS

Vdekja e ish-Kongresmenit Eliot Engel, reagon Basha: Kam pasur rastin të

Ish kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-kongresmenit Eliot Engel. 

Basha shkruan se ka patur rastin që të bashkëpunojë me të kur ishte ministër i Jashtëm, duke e cilësuar si një mik të madh të shqiptarëve, dhe një kontribues imadh të çështjes së Kosovës. 

Reagimi

Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut të madh të shqiptarëve, Eliot Engel.
Kam patur privilegjin ta takoj dhe të punoj me të në momente kyçe për kombin tonë, gjatë detyrës time si Ministër i Jashtëm dhe më pas. Angazhimi i tij i palëkundur për pavarësinë dhe njohjen ndërkombëtare të Kosovës, si dhe mbështetja e tij vendimtare për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, do të mbeten përherë pjesë e vyer e historisë sonë të përbashkët.
Eliot Engel ishte një zë i fuqishëm në mbrojtje të lirisë, demokracisë dhe të drejtave të shqiptarëve në Ballkan. Ai nuk ishte vetëm një mik i Shqipërisë dhe Kosovës, por një zë i fuqishëm në mbrojtje të interesave dhe aspiratave tona kombëtare.
Me ndarjen e tij nga kjo jetë, ne humbasim një mik të çmuar, por trashëgimia e tij do të jetojë gjatë në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane dhe në arritjet tona kombëtare.
Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Engel dhe popullit amerikan.
U prehtë në paqe.

Po ndodh...