Britney Spears bën një hap të madh drejt një kthese të re në karrierë

4 Maj 2025, 16:20 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Britney Spears bën një hap të madh drejt një kthese të

Britney Spears ka lënë të kuptohet se mund të nisë një rrugëtim të ri profesional, ndoshta në drejtim të ligjit – ashtu si Kim Kardashian.

Në një video të postuar (dhe më pas fshirë) në Instagram, këngëtarja 43-vjeçare u shfaq duke vallëzuar dhe shkroi: “Shkollë juridike, kompjuter i ri… kështu që vishuni siç duhet”.

Ky postim ka ngritur dyshime se Britney mund të synojë të studiojë për avokate, një zgjedhje e ngjashme me rrugën e Kim Kardashian, e cila që nga viti 2018 ka ndjekur ëndrrën për të ushtruar profesionin e avokates dhe ka kaluar disa provime kyçe drejt licencimit, shkruan DailyMail.

Ndërkohë, Britney ka qenë në vëmendje edhe për shkak të ndarjes me ish-bashkëshortin Sam Asghari, i cili është shfaqur publikisht me të dashurën e re, Brooke Irvine.

Postimet e fundit të Spears – të ngarkuara me mesazhe të fshehura dhe vallëzime provokuese – janë parë si përgjigje ndaj zhvillimeve në jetën e Asgharit.

 

 

Po ndodh...