“Çdo fund është një fillim i ri”/ Egli Tako emocionon me postimin

22 Prill 2025, 16:04 / SHOWBIZ ALFA PRESS

“Çdo fund është një fillim i ri”/ Egli Tako

Mbrëmjen e së shtunës që lamë pas, spektaklit të njohur shqiptar “Big Brother Vip Albania 4” i erdhi fundi.

Një fund i cili i solli fitoren artistit nga Kosova, Gjesti dhe shumë lot e emocione banorëve të tjerë.

Pas mbarimit të këtij spektaklit, ditën e sotme, pak çaste pas Rozanës, reagimi i radhës ishte nga Egli Tako.

Nëpërmjet një fotoje të publikuar në Instagramin e saj, Egli u shpreh mirënjohëse dhe shumë falenderuese ndaj personave që e kanë përkrahur.

Ndërsa më tej artistja shkruan se ëndrra vazhdon.

Mirëpo ajo që ra më së shumti në sy ishte fillimi i reagimit ku shkruhe se: Çdo fund, është një fillim i ri.

Kjo ka lënë të nënkuptohet se gjëra të reja po na presin nga Egli. Mirëpo është lënë hapësirë të mendohet se marrëdhënia e saj me Gjestin, sapo mbaroi.

Megjithatë ky mbetet një aludim pasi nga an e saj nuk ka patur ansjë reagim më specifik në lidhje me këtë.

Reagimi:

Çdo fund, është një fillim i ri!

Me përfundimin e kësaj eksperience, kam kuptuar se i kam shtuar librit të jetës sime një kapitull të cilin s’do e harroj kurrë!

FALEMINDERIT nga zemra publiku im për gjithë dashurinë & mbështetjen e pakushtëzuar që ma keni dhënë, e vazhdoni ma jepni çdo sekondë. Jeni bekim e ju dua shumë secilin prej jush!

Mezi pres të jem afër jush për gjithë dashnin që ma keni dhuruar.