Justin Bieber “çmendet” pas Hailey-t, edhe pse mungoi në Met Gala 2025

7 Maj 2025, 17:56 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Edhe pse mungoi në Met Gala 2025, Justin Bieber nuk i kurseu komplimentet për gruan e tij, Hailey. Këngëtari 31-vjeçar postoi në Instagram disa foto të modeles, e cila shkëlqeu në tapetin e kuq me një minifustan Saint Laurent dhe bizhuteri luksoze nga Tiffany & Co.

Ai shoqëroi postimin me këngën “There Goes My Baby” dhe Hailey reagoi me emoji flirtues: ❤️‍

Më vonë, Justin ndau edhe foto të saj nga after party, ku Hailey kishte veshur një minifustan kadife në ngjyrë shampanje.

Ndërsa Hailey parakalonte vetëm në Met Gala, Justin ishte në shtëpi duke parë një ndeshje hokeji. Së fundmi, fansat janë shqetësuar për sjelljen e tij të çuditshme pas lindjes së djalit të tyre, Jack, në vjeshtën e kaluar.

Emri i tij është lakuar gjithashtu në rrjet në lidhje me Sean “Diddy” Combs, pas nisjes së gjyqit ndaj reperit për trafikim seksual. Video të vjetra ku shfaqet një Justin i ri me Diddy-n kanë nxitur debat, me ndjekës që e quajnë marrëdhënien e dikurshme “të papërshtatshme”.

 

Po ndodh...