“Nuk do t’ju lëmë të qetë…”/ Pas faqes së Kuvendit, “Homeland Justice” hakeron Postën Shqiptar

Pas hakerimit të faqes së Kuvendit, grupi i quajtur “Homeland Justice” pretendon se ka depërtuar edhe në sistemet e Postës Shqiptare.
Sipas një deklarate të shpërndarë në “Telegram”, grupi shprehet se ka marrë kontroll mbi të dhënat e institucionit dhe paralajmëron për aksione të mëtejshme.
Në komunikimin e tyre, ata akuzojnë Postën Shqiptare për bashkëpunim me organizatën “Muxhahedinët e Popullit të Iranit” dhe përfshirje në veprimtari që, sipas tyre, cenojnë sigurinë kombëtare.
“Zyrtarët e këtij institucioni janë kthyer në shërbëtorë të paguar për terroristët e Kampit Ashraf 3”, thuhet në mesazhin e grupit, duke i cilësuar ata të lidhur me aktivitete të paligjshme dhe korrupsion.
Grupi thekson se veprimet e tyre kanë për qëllim ekspozimin e këtij ndikimi dhe paralajmëron sulme të tjera në të ardhmen.
Sakaq, deri më tani, Posta Shqiptare nuk ka dhënë ndonjë reagim zyrtar, ndërsa faqja e saj rezulton jashtë funksionit.
“Infrastruktura e Postës Shqiptare është hakuar nga Duart e Fuqishme të Homeland Justice. Posta Shqiptare u sulmua nga Patriotët e Homeland Justice për shkak të bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm me terroristët e Muxhahedinët e Popullit të Iranit dhe për lehtësimin e rrugës së veprimeve të këqija dhe akteve terroriste të këtij grupi.
Zyrtarët e korruptuar të Postës Shqiptare, të cilët i kanë dhënë autoritet të plotë Pedofilëve të Regjimit të Epstein dhe nuk kanë aspak liri veprimi dhe pavarësi, janë kthyer në shërbëtorë dhe skllevër të paguar për terroristët e Kampit Ashraf 3 për disa muaj me rradhë. Duke pasur parasysh se ekzistenca e këtyre terroristëve ka sjellë vetëm fatkeqësi dhe vuajtje për popullin fisnik të Shqipërisë, Homeland Justice e konsideroi detyrë të ndërmerrte veprime kundër kësaj institucioni të korruptuar në qeveri. Veprimet tona të ardhshme do të jenë më të ashpra, më shkatërruese dhe më të kushtueshme… Ne kemi faqen dhe të dhënat e Qendrës së Korrupsionit të Postës Shqiptare në duart tona. Nuk do t’ju lëmë të qetë! Posta Shqiptare, në shërbim të Terrorizmit”,- thuhet në mesazhin e ndarë në telegram.
Po ndodh...
ide
Kush nuk punon për liderin legjendar, punon për PS!
Kali i Saliut, tagjia e Edit
Itali/ Hetime, ligje dhe helme, përplasja e përjetshme mes politikës dhe drejtësisë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128