Irani refuzon propozimin amerikan: 5 kushtet tona për të pranuar armëpushimin

25 Mars 2026, 19:19 / BOTA ALFA PRESS

Irani refuzon propozimin amerikan: 5 kushtet tona për të pranuar

Pakistani i ka dorëzuar Iranit një dokument me 15 pika të hartuar nga Shtetet e Bashkuara si bazë për armëpushimin dhe negociata për përfundimin e konfliktit në Lindjen e Mesme.

Propozimi trajton çështje si sanksionet, programin bërthamor, kufizimet e raketave dhe qasjen nëpër Ngushticën e Hormuzit.

Por Irani ka refuzuar propozimin amerikan për ndalimin e luftës dhe ka paraqitur pesë kushte për një marrëveshje armëpushimi.

Një tjetër kusht është njohja ndërkombëtare e të drejtës së Iranit për të pasur kontrollin mbi Ngushticën e Hormuzit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmaeil Baqaei, u shpreh se nuk mund t’i besohet diplomacisë amerikane, pas sulmeve ndaj Iranit gjatë negociatave. Ai paralajmëroi se Irani do të vazhdojë të mbrohet.

Por sipas burimeve pakistaneze, brenda 48 orësh mund të ketë një përparim në negociatat mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Turqia dhe Pakistani po veprojnë si ndërmjetës për të zgjidhur konfliktin në Lindjen e Mesme.

Po ndodh...

ide