Ishte shpallur i zhdukur prej disa ditësh, gjendet pa shenja jete 82-vjeçari në Klos
25 Mars 2026, 19:07 / AKTUALITET

Një 82-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e kësaj të mërkure në Klos.
Sipas Policisë, i moshuari ishte shpallur i zhdukur nga familjarët prej disa ditësh, ndërsa sot është gjetur pa shenja jete poshtë një shkëmbi.
Paraprakisht dyshohet se i moshuari ka rrëshqitur nga shkëmbi dhe për pasojë ka humbur jetën.
“Në vijim të informacionit të dhënë për largimin nga banesa të shtetasit E. M., 82 vjeç, banues në Klos, ju bëjmë me dije se:
Pas kërkimeve në terren, u bë e mundur gjetja e tij, fatkeqësisht pa shenja jete.
Nga veprimet paraprake dyshohet se 82-vjeçari ka rrëshqitur nga një shkëmb dhe për pasojë ka humbur jetën”,- thuhet në njoftimin e Policisë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Po ndodh...
ide
Kush nuk punon për liderin legjendar, punon për PS!
Nga Ardi Stefa
Kali i Saliut, tagjia e Edit
Nga Adrian Thano
Itali/ Hetime, ligje dhe helme, përplasja e përjetshme mes politikës dhe drejtësisë
Nga Giovanni Bianconi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128