Paul Thomas Anderson fiton Oscarin e parë për skenarin e adaptuar

Regjisori dhe skenaristi amerikan Paul Thomas Anderson fitoi për herë të parë çmimin Oscar për Skenarin më të Mirë të Adaptuar me filmin “One Battle After Another”, në ceremoninë e 98-të të ndarjes së çmimeve të Academy of Motion Picture Arts and Sciences.
Pas dekadash duke ndikuar fuqishëm kinemanë amerikane si autor dhe regjisor, Anderson arriti më në fund të marrë çmimin e parë të Akademisë, një moment i shumëpritur në një nga karrierat më të respektuara në industrinë e filmit.
Filmi “One Battle After Another” i siguroi atij këtë vlerësim në kategorinë e skenarit të adaptuar, duke kurorëzuar një rrugëtim të gjatë artistik që përfshin disa nga filmat më të vlerësuar të kinemasë moderne.
Anderson është i njohur për stilin e tij të veçantë regjisorial dhe për filma të suksesshëm si Boogie Nights, There Will Be Blood, The Master dhe Phantom Thread, të cilët i kanë sjellë më parë nominime të shumta për çmimet Oscar.
Ky është Oscari i parë në karrierën e tij, pavarësisht se gjatë viteve ka qenë disa herë i nominuar në kategori të ndryshme.
Në ceremoninë e mbajtur në Dolby Theatre, çmimi i Anderson u konsiderua një nga momentet më të rëndësishme të mbrëmjes së madhe të kinemasë botërore.
Po ndodh...
ide
Rishikimi i statutit dhe varka e mbytur e Berishës
A do ta bashkojë PS-në me PD-në drejtësia e re?
Sovranizmi si gjethe fiku
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128