Selin shpallet fituese e Big Brother VIP Albania 5, rrëmben shpërblimin 100 mijë euro
Selin Bollati, 23 vjeçe, është fituesja e sezonit të pestë të Big Brother VIP Albania.
Ajo u shpall fituese duke marrë dhe çmimin e madh të këtij reality show, 100 mijë euro.
I dyti pas Selin u rendit Armir Shahini.
Një natë e gjatë dhe intensive, por edhe e mbushur me ndërprerje të vazhdueshme publicitare dhe vetëm në orët e para të së dielës ka nisur selektimi i finalistëve të fundit.
Për gati gjashtë orë rresht zgjati spektakli derisa të shpallej fituesi.
Para se të njoftohej emri fitues i edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania, është eliminuar nga gara Rogert Sterkaj.
Në pritje të fituesit mbetën edhe disa minuta Selin, Mateo dhe Miri. Pak më vonë u eliminua nga gara edhe Mateo Borri, ndërsa mes Mirit dhe Selin, publiku zgjodhi me më shumë vota, 23 vjeçaren balerinē.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128