Buja e përjashtimit të Trashit nga Flamurtari, reagon Idrizi: S’dua të besoj se ka një llogari bastesh, gabimi që bëri nuk i falet

Presidenti i klubit të Flamurtarit, Sinan Idrizi, ka reaguar për “Shqipëria Live”, duke u shprehur se Trashi është pezulluar nga skuadra, jo për arsyet e dyshimit për ndeshje të shitura, por për të reflektuar rreth gabimit që bëri.
“Do të marrim një vendim në përputhje me kontratën që zotëria ka me ne. Nuk jam nga ata që akuzojnë për shit-blerje ndeshjesh, sepse kohët e fundit kam parë një Trashi që falet. Nuk dua t’i besoj atyre që flasin për një Trashi që ka një llogari bastesh të hapur në Tiranë. Unë nuk besoj te thashethemet ose opinioni që krijojnë tifozët se Trashi është një njeri kumarxhi. Absolutisht jo. Unë besoj se është një djalë i mirë, familjar, që kërkon të ushqejë familjen e tij dhe vetëm kaq. Ajo që ne jemi të pakënaqur me Trashin është thjesht se ai nuk mori përgjegjësi për t’i qëndruar ballë objektivave të klubit. Në mënyrë të paarsyeshme, jashtë çdo argumenti sportiv, i krijoi klubit një dëm sportiv që ndoshta mund të jetë i pariparueshëm.
Nëse Flamurtari ka një kapiten që është krejt i papërgjegjshëm dhe bën atë që bën… Unë besoj një Trashi që falet 5 herë në ditë, që është mysliman dhe që nuk i ha hakun askujt. E besoj që është një djalë i ndershëm dhe kaq.
Të paktën klubit duhet t’i kërkonte falje për këtë gabim sportiv që bëri, sepse ai e di fare mirë se sa na kushton kjo gjë.
Sekretari i përgjithshëm i klubit i ka thënë që je i pezulluar deri sa të sqarohet situata. Kanë folur që të gjithë në emrin tim. Unë s’kam bërë asnjë reagim. Përballjen e parë me median e kam bërë me ju. Të jeni të sigurt që Flamurtari do të reagojë, edhe me shkrim siç e do z.Trashi”, tha ndër të tjera Idrizi.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128