Finalja mes Vllaznisë dhe Egnatias ndërpret procesin e numërimi të votave në Shkodër, komisionerët duan të shohin ndeshjen

12 Maj 2025, 20:27 / SPORT ALFA PRESS

Finalja mes Vllaznisë dhe Egnatias ndërpret procesin e numërimi
Në Shkodër është ndërprerë procesi i numërimit të votave në KAZA nr.2. Këtë herë nuk bëhet fjalë për lodhje të komisionerëve apo numëruesve, por për shkak të një ndeshje futbolli.

Sipas News24 numëruesit duan të ndjekin finalen për titullin kampion të Shqipërisë që luhet mes Vllaznisë dhe Egnatias.

Shkodranët duan titullin pas 24 vitesh dhe është më pranë se kurrë, ndaj e gjithë Shkodra ka lënë ethet e zgjedhjeve dhe tashmë po bëjnë tifo për ekipin e zemrës.

 

Po ndodh...

ide