“Është një turp”, ish-lojtari i Real Madrid kundër Vinicius: Hiqeni nga fusha

12 Maj 2025, 20:22 / SPORT ALFA PRESS

“Është një turp”, ish-lojtari i Real Madrid

Ish-mesfushori i Real Madridit, Alvaro Benito, kritikoi ashpër paraqitjen e yllit të klubit Vinicius Jr në humbjen e fundit 4-3 ndaj Barcelona-s në El Clasico.

Ai madje kërkoi që braziliani të hiqej nga fusha gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë në Cadena SER.

Benito e etiketoi performancën e Vinicius Jr si ‘të turpshme’, duke e kritikuar gjithashtu atë për refuzimin e tij për të dalë nga fusha pasi kërkoi zëvendësimin.

“Por gjithsesi… ajo që bëri Vinicius është e papërshkrueshme, është një turp, është një turp. Hiqeni, hiqeni, hiqeni”, tha ai për Tribal Footbal.

Ish-lojtari vazhdoi të paralajmëronte Xabi Alonson, i cili thuhet se do të zëvendësojë Carlo Ancelottin, se do të duhet të punojë në mentalitetin e disa lojtarëve.

Ai tha: “Trajneri që vjen ka shumë punë për të bërë, duke ndryshuar mentalitetin e disa lojtarëve. Nuk mund të luash futboll si Vinicius, duke u mbrojtur me sy, duke shmangur kthimet mbrapa, duke mos markuar, duke mos bërë presing…”.