I harruar te Kombëtarja, sulmuesi realizon golin e 13-të në kampionat dhe asiston të pestin

8 Shkurt 2026, 16:32 / SPORT ALFA PRESS

I harruar te Kombëtarja, sulmuesi realizon golin e 13-të në

Taulant Seferi po kalon një sezon fantastik me Bodrumspor. Sot shënoi dhe asistoi për ekipin e tij në transfertën e Adana Demirspor.

Seferi asistoi fillimisht në minutën e 69-të, më pas realizoi golin e tij vetëm shtatë minuta më vonë. Kështu tashmë është në kuotën e 13 golave dhe pesë asistimeve në Ligën e Parë turke, ndërsa janë 23 paraqitje nga ana e tij. Në sfidën e sotme që u fitua 0 me 5, Arlind Ajeti spikati gjithashtu duke realizuar dy golat e parë.

Ndërkohë dhe pse qendërsulmues, Seferi po shkëlqen edhe në krahun e majtë. Ish-lojtari i Tiranës nuk mori ftesë nga Kombëtarja në vitin 2025.

Bodrumspor është me pretendime në kategorinë e dytë për nga rëndësia. Klubi ku Seferi është kryefjalë, synon ngjitjen në elitën turke të futbollit.

 

Po ndodh...

ide