Inter fiton ndaj Torinos, zikaltërit në gjysmëfinale të Kupës së Italisë
4 Shkurt 2026, 23:51 / SPORT

Interi është kualifikuar për në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Zikaltërit fituan 2-1 ndaj Torinos në Brianteo (Monza). Pjesa e parë u vendos nga një gol i Bonny, i realizuar në minutën e 35-të.
Pjesa e dytë nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për ekipin e Chivu, pasi Diouf thelloi shifrat. Sandro Kulenovic ngushtoi shifrat, duke futur kështu torinezët në lojë, por vetëm kaq, pasi shifrat mbeten të njëjta deri në fund. Inter synon që të fitojë kompeticionin.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

