Italia merr sinjale të mira nga Bastoni

24 Mars 2026, 00:01 / SPORT ALFA PRESS

Italia merr sinjale të mira nga Bastoni

Pas largimit nga grumbullimi i Federico Chiesa dhe duke parë gjendjen jo optimale të Gianluca Scamacca, trajneri i kombëtares italiane, Gennaro Gattuso merr sinjale inkurajuese nga Alessandro Bastoni.

Mbrojtësi i Interit, ka zhvilluar një seancë vrapi bashkë me një përgatitës atletik në Coverciano, kavilja nuk dhemb shume dhe dhimbja konsiderohet e menaxhueshme.

Një situatë që ende nuk garanton praninë e Bastonit që nga minuta e parë në ndeshjen e Bergamos, por që jep shpresë.

Ashtu siç e tha edhe vetë Gattuso, Bastoni ditën e dielë nisi punën për t’u rikuperuar dhe progresi i bërë konfirmon se gjithçka është në drejtimin e duhur.

 

Po ndodh...