Juventus dhe Milan kërkojnë Lewandowskin, presidenti i Barcelonës: Gati të blejmë një tjetër sulmues

17 Mars 2026, 13:28 / SPORT ALFA PRESS

Juventus dhe Milan kërkojnë Lewandowskin, presidenti i

E ardhmja e Robert Lewandowskit te Barcelona vazhdon të jetë ende në dyshim me sulmuesin polak që nuk ka marrë një vendim përfundimtar.

Tashmë në Katalonjë po dëgjohen sirenat e Milanit dhe Juventusit, ndërkohë që te blaugranat presidenti Joan Laporta ka hedhur tashmë hipotezën e blerjes së mundshme të Harry Kane si zëvendësuesin e mundshëm të Lewandowskit.

Pavarësisht vullnetit për të mbajtur polakun pasi ai pranoi një rol rotacioni me Ferran Torres, kreu i klubit kampion të Spanjës, nuk e përjashtoi mundësinë për të bërë ndërhyrje drastike në merkato nëse Lewandowski vendos të tentojë një aventurë të re në kampionatin italian.

Dëshira dhe disponibiliteti i Laportës për të investuar te një sulmues i kalibrit siç është futbollisti anglez i Bayernit të Mynihut(i konsideruar si pasuesi ideal i polakut), ndez shpresat e Milanit  dhe Juventusit që janë gati të nisin një betejë për të siguruar shërbimin e Robert Lewandowski.

 

Po ndodh...

ide