Ndoqi Milanin në tribunë, Igli Tare: Këtu, vetëm për të ndjekur ndeshjen

Igli Tare, ish-drejtori sportiv i Lazios dhe një nga figurat më të njohura të futbollit italian në fushën e merkatos, mund të rikthehet shumë shpejt në një rol drejtues në Serisë A.
Tare u shfaq në tribunat e stadiumit ‘Olimpico’ në Romë, në ndeshjen e finales së Kupës së Italisë mes Milanit dhe Bolognas, një prani që natyrisht ndezi menjëherë spekulimet për rolin e ri në horizont, sidomos duke marrë parasysh se Milani ka përballë një verë të rëndësishme sa i përket rikonstruktimit të skuadrës dhe përzgjedhjes së trajnerit të ri.
I pyetur nga gazetarët nëse prania e tij kishte të bënte me ndonjë kontakt konkret me drejtuesit e Milanit apo me një takim të mundshëm me përfaqësues të klubit, Tare u përgjigj shkurt dhe prerë:
“Jam këtu vetëm për të ndjekur ndeshjen.”
Megjithatë, heshtja diplomatike e ish-drejtorit të Lazios nuk ka ndalur zërat. Burime pranë ambientit të kuqezinjve raportojnë se emri i Tares është shumë i pëlqyer në ambientin drejtues të Milanit, për shkak të përvojës së tij mbi 15-vjeçare në Lazio, ku ka zbuluar dhe ndërtuar lojtarë si Sergej Milinković-Savić, Ciro Immobile, Luis Alberto, Felipe Anderson dhe shumë të tjerë.
Për më tepër, profili ndërkombëtar i Tares, njohja e thellë me tregjet ballkanike dhe gjermane, si dhe lidhjet e tij të forta me agjentë dhe klube në të gjithë Europën, përputhen me vizionin e Milanit për një projekt të qëndrueshëm, të ri dhe të bazuar në ‘scouting inteligjent’.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


