
Përplasje mes tifozërive në Sevilla para ndeshjes Betis-Fiorentina

Tensioni ka nisur orë para sfidës mes Real Betis dhe Fiorentinës, që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në Sevilla për gjysmëfinalen e parë të Conference League.
Sipas mediave lokale, në zonën e njohur të Alameda de Hércules, në qendër të qytetit andaluzian, grupe ultrasish të të dyja skuadrave janë përfshirë në përplasje të dhunshme, të përshkruara si një "luftë urbane" me hedhje objektesh dhe tentativa për kontakt fizik.
Ndërhyrja e shpejtë e policisë spanjolle ka parandaluar që situata të përshkallëzohej në përplasje direkte mes grupeve rivale. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar apo për persona të ndaluar.
Megjithatë, sipas asaj që raporton Diario de Sevilla, forcat e rendit kanë identifikuar më vonë rreth njëqind tifozë të Fiorentinës, duke sekuestruar sende të dyshimta si kapuça për fytyrën dhe tuba plastike të maskuar si flamuj, që dyshohet se mund të ishin përdorur për përleshje.
Autoritetet vendase po monitorojnë nga afër situatën për të garantuar sigurinë para dhe pas ndeshjes, ndërkohë që rritet shqetësimi për një tjetër episod të dhunës në futbollin europian.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide

Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim

Ne dhe Sali Kulla
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128