
Piqué: Barça favorite ndaj Interit, Pedri dhe Yamal mund të arrijnë nivelin tonë

Gerard Piqué, ish-mbrojtës i Barcelonës dhe aktualisht themelues i Kings League, ka folur për Sky Sport në prag të supersfidës së mbrëmjes së sotme mes Barcelonës dhe Interit, ndeshja e parë e gjysmëfinaleve e Ligës së Kampionëve:
"E shoh Barcelonën disi favorite, Interi është një skuadër e fortë, por kohët e fundit ka vuajtur, ndërsa Barça e fitoi finalen e Copa del Rey duke luajtur futboll të shkëlqyer.
Do të jetë një ndeshje e madhe dhe shpresoj që të kualifikohet Barcelona."
E mban mend gjysmëfinalen e dyfishtë të vitit 2010?
"Një përballje shumë e vështirë. Duhej të shkonim në Milano me autobus për shkak të shpërthimit të vullkanit.
Humbëm 3-1, një ndeshje e vështirë në vajtje me një gol pozicion jashtë loje, ndërsa në kthim shënuam për 1-0, por na u anulua një gol që sipas meje ishte i rregullt. Ishte e vështirë për ne."
Kjo Barcelonë mund të arrijë nivelin e skuadrës suaj?
"Pse jo? Ka lojtarë shumë të fortë, shumë të rinj dhe me talent të madh, e kanë të ardhmen në duart e tyre. Tifozët janë pas skuadrës dhe shpresoj që sukseset e tyre të jenë të barabarta apo edhe më të mëdha se tonat, sepse këta lojtarë po tregojnë forcë.
Janë të rinj dhe mund të përmirësohen shumë. Ka kaluar shumë kohë që kur ishin në një gjysmëfinale dhe shpresoj që ta shijojnë këtë sfidë."
Cubarsí, Pedri, Lamine... Ka lindur një brez i ri pas atij tuajit, të Xavit dhe Iniestas?
"Shpresoj që të na arrijnë apo edhe të na kalojnë. Unë dua që Barça të fitojë sa më shumë tituj. Ndeshje si kjo e sotmja janë perfekte për të nisur rrugën drejt fitoreve, dhe për të ardhmen e tyre jam shumë optimist."
Yamal dhe Kings League, do të jetë president i një skuadre..
"Lamine është rritur me ne, kur nisëm ai ishte vetëm 14 vjeç dhe na ndiqte në çdo ndeshje. Ëndrra e tij ishte të kishte një skuadër dhe kështu ndodhi. Kemi folur dhe do të ketë ekipin e tij në Kupën e Botës në Paris, në qershor."

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128