
Reali fitoi në frymën e fundit dhe e shpëtoi nga kritikat, Ançeloti: E merituam, dominuam në të dytën

21 Prill 2025, 16:26 / SPORT
Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti, ka qenë mjaft i lehtësuar në fund të takimit kundër Bilbaos.
Ai pa t’i rrëshqiste La Liga nga duart në fund, por një gol i Valverdes në minutat shtesë, i ktheu sërish ekipin në vallen e titullit.
Duke folur pas ndeshjes, Ançeloti deklaroi se skuadra e tij e meritoi suksesin.
“Ishte një ndeshje e vështirë. Vinim pas një eliminimi të rëndë nga Liga e Kampioneve. Edhe Barcelona e kishte fituar ndeshjen e saj. Në pjesën e parë, nuk kemi luajtur shumë mirë, ndonëse e kemi kontrolluar takimin. Në të dytën, kemi dominuar tërësisht dhe e merituam, pavarësisht faktit se goli erdhi në fund. Ne do të vijojmë të luftojmë deri në ndeshjen e fundit, La Liga nuk ka mbaruar”, tha ai.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
Nga Ermal Peçi!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së
Nga Blendi Kajsiu

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
Nga Mimoza Çelçima
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128