Tani i duhet t’i eliminojë, mesazhi i Memës për Tiranën pas derbit: Me shpresë të Zotit t’ja dalin…

28 Prill 2025, 20:18 / SPORT ALFA PRESS

Tani i duhet t’i eliminojë, mesazhi i Memës për

Pogradeci mposhti Besën(0-1) në “Elbasan Arena” dhe do të luajë finalen e madhe me Tiranën. Të dyja skuadrat do të kërkojnë fitoren, për të qenë pjesë e Superiores në edicionin e ardhshëm.

Trajneri Ardian Mema ka bërë mjaft mirë me Pogradecin dhe prova e fundit do të jetë ndaj Tiranës. Pas fitores në derbin me Partizanin, Mema bëri thirrje që të jenë të gjithë bashkë në ndeshjet e mbetura të bardhebluve.

Ironia e fatit bën që të përballen bashkë në duelin e fundit që do të kenë për këtë sezon.

Mesazhi i Ardian Memës në postimin e Tiranës:

“Urime Tironës, ky është momenti për t’u bërë të gjithë bashkë, jo vetëm kritika në këtë moment të mbështesni ekipin për të ruajtur këtë performancë dhe me shpresë të Zotit t’i kalojnë me suksese dhe këto ndeshje që kanë ngelur. Forca Tirona”, shkruante trajneri i Pogradecit.

 

ide