Te Kombëtarja nuk pati vend, sulmuesi shqiptar përgjigjet me dopietë! Sezon rekord për gola në Itali
22 Mars 2026, 18:50 / SPORT

Stiven Shpendi po kalon sezonin më të mirë në karrierë me Empolin. Sulmuesi shqiptar tundi sot dy herë rrjetën pas gjuajtjeve me kokë. Fillimisht për të zhbllokuar takimin me Peskarën në minutën e nëntë. Më pas për të kthyer ekipin në avantazh(3-2) në minutën e 65-të.
Tashmë Shpendi numëron 13 gola në Serinë B. Më mirë ka bërë vetëm Phjanpalo te Palermo me 21 gola.
Kujtojmë se Stiven Shpendi nuk është ftuar asnjëherë te Kombëtarja. Bashkë me Kristian Shpendin janë ndër sulmuesit më të mirë të Serisë B.
Goli i parë i Stiven Shpendit: (VIDEO)
Goli i dytë i Stiven Shpendit: (VIDEO)
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128