Yamal i dëshpëruar ka një premtim për tifozët: Do jua sjell Championsin në Barcelonë!

7 Maj 2025, 13:57 / SPORT ALFA PRESS

Yamal i dëshpëruar ka një premtim për tifozët: Do jua

Edhe pse nuk arriti të shënojë, Lamine Yamal ishte një nga protagonistët absolutë të spektaklit futbollistik në “San Siro”.

Me driblimet dhe shpërthimet e tij, 17-vjeçari i Barcelonës vuri në vështirësi mbrojtjen e Interit dhe tregoi edhe një herë talentin e jashtëzakonshëm që zotëron.

Gjihtsesi Barça nuk arriti të sigurojë kualifikimin në finalen e Ligës së Kampionëve. I dëshpëruar, Yamal u largua me kokën ulur nga fusha, por pak orë më vonë iu drejtua tifozëve me një mesazh të fortë në rrjetet sociale.

“Dhamë gjithçka. Këtë vit nuk ia dolëm, por do të kthehemi, mos keni dyshim, Culers. Nuk do të ndalemi derisa ta kthejmë këtë klub atje ku e ka vendin: në majë. Do ta mbaj premtimin tim: do ta sjell këtë kupë në Barcelonë. Por tani përqendrohemi te e diela, është një tjetër finale.”

Mesazh shprese dhe vendosmërie nga një prej yjeve më premtues të futbollit evropian, që ka fituar zemrat e tifozëve blaugrana.

Po ndodh...